Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, dënohet me 6 vite nipi i ish-deputetit Rraja

2 hours ago 24

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me 6 vite burg nipin e ish-deputetit Rrahman Rraja, Ramazan Rrajën, me 6 vite burg, i akuzuar si anëtar i grupit kriminal i cili i bëri atentgat ish-Prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandar Lahos (Rrumi i Shijakut”, ku mbeti i vrarë Andi maloku.

Gazetarja e Vizion Plus, Blerian Cene mëson se Rraja është dënuar me 6 vite burg, ndrësa Genti Ndërjaku me 5.4 vite, Bashkim Haxhia me 4.8 vite, Endrit Sinani me 4.8 vite dhe Julian Pjetri me 4.4 vite.

SPAK kishte kërkuar 43 vite burg në total për 5 anëtarët e grupit kriminal që kishin siguruar kushtet për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja ku mbeti i vrarë shoferi i tij, në nëntor të vitit 2019-të, por që dënimi konvertohej me zbritjen e 1/3 së tij për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Sipas SPAK këta shtetas nga gushti i vitit 2019 kanë nisur ndjekjen e Ndojt dhe Lahos dhe kanë siguruar armët dhe mjetet për të kryer vrasjen.

Gjithashtu grupi kriminal, pas dështimit të objektivit, kanë siguruar kushte për të kryer vrasje edhe pas atentatit të 1 nëntorit të 2019. Për këtë ngjarje është dënuar me burg përjetë Redjan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, dhe me 35 vite burg Ariol Halili.

Vendimi:

Vendimi Nr.61, date 18.10.2024 ne ngarkim te te pandehurve Ramazan Rraja, etj… eshte shpallur sot, ne 7 e gjysme te darkes dhe jam ne pamundesi per t’ju derguar formatin e zakonshem te njoftimit zyrtar. Duke kerkuar mirekuptimin tuaj po ju dergoj vetem masat e denimit per secilin nga te pandehurit:

Ramazan Rraja 6 vjet burgim;

Genti Nderjaku 5 vjet e 4 muaj;

Bashkim Haxhija 4 vjet e 8 muaj

Endrit Sinani 4 vjet e 8 muaj;

Julian Pjetri 4 vjet e 4 muaj;

Read Entire Article