Vrasja e liderit të Hamasit, patologu izraelit: Sinwar humbi jetën nga një plagë me armë zjarri në kokë

2 hours ago 20

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar.

Sipas patologut në Izrael që kreu autopsinë e tij, Sinëar  u vra nga një dëmtim i rëndë traumatik i trurit pasi u qëllua në kokë.

Dr Chen Kugel, nga Qendra Kombëtare e Mjekësisë Ligjore në Tel Aviv, thotë se lideri i Hamasit kishte lëndime në parakrahun e tij të djathtë nga zjarri me raketë, lëndime në  këmbën e majtë dhe plagët e predhave në trup.

“Ata shkaktuan dëme të rënda, por shkaku i vdekjes është plaga me armë zjarri në kokë,” i tha ai transmetuesit amerikan CNN.

Kush është Yahya Sinwar?

Yahya Sinëar u emërua shefi i përgjithshëm i Hamasit në gusht pas vrasjes së paraardhësit të tij Ismail Haniyeh në Teheran .

Ai ka shërbyer më parë si udhëheqës i grupit brenda Rripit të Gazës, një pozicion të cilin e mori në vitin 2017.

Agjencitë e sigurisë të vendit besojnë se ai organizoi planifikimin dhe ekzekutimin e sulmeve të paprecedentë të 7 tetorit 2023 në Izraelin jugor, të cilat vranë mbi 1200 njerëz dhe 251 u kthyen në Gaza si pengje.

Në fund të viteve 1980, Sinëar themeloi shërbimin e sigurisë Hamas të njohur si Majd, i cili ndër të tjera synonte bashkëpunëtorët e dyshuar palestinezë me Izraelin.

Sinëar ishte mes 1027 të burgosurve arabë palestinezë dhe izraelitë të liruar nga Izraeli në shkëmbimin e vitit 2011 për Gilad Shalit, një ushtar izraelit i mbajtur rob për më shumë se pesë vjet në Gaza nga Hamasi.

/vizionplus.tv

Read Entire Article