Është arrestuar ditën e sotme një 48-vjeçar, bashkëpunues me autorët që qëlluan me armë zjarri në drejtim të një automjeti në Berat, me qëllim vrasjen e drejtuesit të automjetit.
Automjeti ishte në pronësi të 46-vjeçarit Altin Halili, i cili rezultoi të ishte person me precedentë të mëparshëm penalë.
Lexo edhe :
Related Posts
48-vjeçari ka bashkëpunuar me autorët e ngjarjes, duke i larguar ata me automjet drejt fshatit Kozare, ku u gjet e djegur edhe makina e tyre.
Njoftimi:
Grupi i Posaçëm hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat i ngritur për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbasditen e datës 26.08.2024, në rrugën e fshatit Dushnik, ka vijuar intensivisht veprimet e thelluara hetimore në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Berat, identifikuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin I.T., 48 vjeç, banues në Divjakë.
Nga hetimet e thelluara procedurale rezultoi se 48-vjeçari ka përkrahur autorët e ngjarjes, duke i larguar ata me automjet nga fshati Kozare, ku u gjet i djegur automjeti i tyre.
Grupi i posaçëm hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv