Një aksident me pasojë një të lënduar ka ndodhur mesditën e sotme në në Korçë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:10, në lagjen nr. 2, ku automjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin G. M., 43 vjeç, ka përplasur këmbësoren K. B., 65 vjeçe, e cila u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia thotë se me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel