Avokati i divorceve tregon moshën kur nuk duhet të martoheni: Do të përfundoni të ndarë

10 months ago 36

Avokati amerikan Tyler Summers, i specializuar në marrëveshjet paramartesore dhe divorcet, së fundmi zbuloi se njerëzit në të 20-at janë shumë të rinj për t’u martuar. Ai këshillon të rinjtë që të presin të paktën deri në moshën 30-vjeçare për të thënë ‘po’-në fatale.

“Në të 20-at, ju ende po kërkoni veten. Nuk e keni idenë se çfarë doni në planin afatgjatë”, beson ky avokat nga Bostoni.

Ai shton se nëse prisni dhjetë vjet, do të keni një stabilitet më të mirë financiar dhe do ta kuptoni veten më mirë.

“Njerëzit që martohen në moshën 30 vjeç e lart kanë ndërtuar një karrierë. Ndoshta kanë më shumë para, janë më të pjekur. Janë gati për një marrëdhënie të gjatë dhe të përkushtuar. Dëgjoni fjalët e mençura të një avokati divorci dhe mos u martoni. në të 20-at”, thekson Tyler.

“Personi me të cilin martohesh në moshën 21-vjeçare është një person krejtësisht tjetër kur mbush 28 vjeç”, përfundoi avokati.

Samers ndau këshillat e tij në TikTok dhe video ngjalli shumë vëmendje dhe shumë reagime.

“Martohu kur të duash, nuk ka moshë të duhur”, thotë një person.

“Kushdo që nuk pajtohet me ty është tashmë në të njëzetat”, ka bërë shaka një tjetër.

Një studim i kryer nga Psychology Today në vitin 2016 tregon se çiftet që martohen në të 20-at kanë 50 për qind më shumë gjasa të divorcohen sesa çiftet që martohen më vonë. I njëjti studim tregoi se koha më e mirë për t’u martuar është midis moshës 28 dhe 32 vjeç. /vizionplus.tv

Read Entire Article