Sherr me thikë mes dy të rinjve në Gjirokastër, plagoset 21-vjeçari, dërgohet drejt Traumës

5 hours ago 38

Dy të rinjë janë konfliktuar me njëri-tjetrin në Gjirokastër. Një 29-vjeçar ka goditur me thikë një 21-vjeçar me iniciale L. H.

Sipas njoftimit zyrtar, për shkak të plagëve të marra, 21-vjeçari është dërguar në spitalin e Traumës

“Mbrëmjen e sotme, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Gjirokastër, është paraqitur për të marrë mjekim, shtetasi L. H., 21 vjeç, banues në lagjen “Kodra e Shtufit”, i cili dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi L. Dh., 29 vjeç, banues në Fier, e ka goditur me mjet prerës (thikë).

21-vjeçari u dërgua për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit L. Dh.”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Read Entire Article