Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte në aksin rrugor Gjirokastër – Tepelenë, ku si pasojë ka humbur jetën 60-vjeçarja, Hëna Maxhalaku.
Këmbësorja është përplasur nga një automjet në Humelicë. Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se 60-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Mësohet se drejtues i automjetit ishte mjeku me iniciale M.M. Policia ndodhet në vendgjarje.
Lajmi në përditësim…