Manjati i teknologjisë, Elon Musk, mori pjesë në një telefonatë mes Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump dhe Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, një ditë pas zgjedhjeve presidenciale.
Kështu i tha CNNi një burim me njohuri për këtë çështje në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së bisedës.
Zelensky tha më parë në “X” se ai e telefonoi Trump të mërkurën dhe e uroi atë për fitoren e tij “historike”.
“Ne ramë dakord të mbajmë një dialog të ngushtë dhe të promovojmë bashkëpunimin tonë. Udhëheqja e fortë dhe e palëkundur e SHBA është jetike për botën dhe për një paqe të drejtë”, shkroi Zelensky në atë kohë.
Fitorja e Trump vjen në një kohë kritike në konfliktin mbi Kievin, pasi Rusia po fiton në rajonin lindor të Donbasit, të cilin presidenti rus Vladimir Putin synon ta kapë plotësisht.
Gjatë gjithë fushatës së tij presidenciale, Trump ka vënë në pikëpyetje angazhimin e vazhdueshëm të SHBA-së ndaj Kievit, pasi lufta vazhdon më shumë se dy vjet e gjysmë pas pushtimit të forcave ruse. Ai gjithashtu ka bërë komente duke sugjeruar se SHBA mund të bëjë presion ndaj Ukrainës për një armëpushim me Rusinë. /vizionplus.tv