Me siguri do të keni vënë re se shumica e avionëve kanë ngjyrë të bardhë me simbolin e secilës kompani të vendosur diku. Sigurisht që ka përjashtime, por ky është rregulli bazë.
E megjithatë kjo nuk është rastësi nëse mendoni kështu. Fillimisht kjo bëhet për arsye ekonomike. “Boja shton rreth 273-544 kg në peshën e një avioni,” tha një zëdhënës i Boeing për Telegraph. Pesha e shtuar do të thotë që avioni përdor më shumë karburant. Pesha 544 kg korrespondon me rreth 8 pasagjerë.
Një arsye tjetër është se linjat ajrore shpesh përfundojnë duke i shitur avionët e tyre kompanive të tjera. Kjo do të thotë se ka një vështirësi për ta bërë këtë nëse ato janë me ngjyrë.
Arsyeja e tretë është se aeroplanët mbahen më të freskët duke qenë të bardhë. Per cfare arsye? Ata funksionojnë në të njëjtën mënyrë si veshjet me ngjyra të çelura dominojnë veshjet tona verore. Për shkak se janë më të ftohtë, avionët e bardhë reflektojnë gjithashtu rrezet e diellit./vizionplus.tv