Prapaskenat e “zhdukjes”, u nis me urgjencë drejt Fierit: Çfarë dyshon policia për Ibrahim Licin pas masakrës së Shkodrës

3 hours ago 36

Shkodra u trondit pasditen e 30 tetorit nga një atentat mafioz që la pas 4 viktima. Hamza Lici, 23 vjeç, vëllai i Ilbrahim Licit dhe Arlind Bushati 32 vjeç u vranë me breshëri plumbash teksa udhëtonin me një makinë tip Benz S Class.

Ndërsa çifti i bashkëshortëve Flutura dhe Bashkim Basha humbën jetën pasi makina me të cilën udhëtonte Lici dhe Bushati humbi kontrollin dhe përplasi motoçikletën e çiftit Basha.

Lexo edhe :

Related Posts

Por, policia ka dyshime se në makinën e viktimave ndodhej edhe një person tjetër, i cili shfaqet në disa video amatore, por është larguar nga vendi i ngjarjes. Dyshimet janë se në makinë ndodhej Ibrahim Lici, një nga personat më të kërkuar të drejtësisë shqiptare.

Policia nuk ka arritur ende zyrtarisht që të faktojë që personi i tretë në mjetin luksoz tip Benz S Class me të cilin po udhëtonin viktimat, ishte pikërisht i shumëkërkuari Ibrahim Lici, ndaj kjo mbetet ende në fazën e hetimeve.

Por nga ana tjetër, grupi hetimor ka dyshime të forta që bëhet fjalë pikërisht për Ibrahim Licin.

Siç është mësuar më herët, Ibrahim Lici dyshohet se ka mbetur i plagosur në këtë ngjarje, plagë të lehta që nuk i kanë rrezikuar atij jetën.

Për këtë gjë Policia ka ushtruar kontrolle në spitale dhe klinika private të Shkodrës, kontrolle që nuk kanë dhënë asnjë rezultat.

Megjithat hetuesit kanë dyshime të forta se Ibrahim Lici pas masakrës ka shkuar në banesën e tij dhe më pas është dërguar me një makinë në qytetin e Fierit ku është mjekur në një klinikë private.

Ndërkohë vijojnë kontrollet në klinikat private jo vetëm në Fier, por edhe në qytete të tjera të jugut./vizionplus.tv

Read Entire Article