PD hedh sapunë drejt bashkisë, zhvillohet protesta e radhës kundër kryebashkiakut Veliaj

3 hours ago 21

Përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe të opozitës protestuan sërish para bashkisë së Tiranës, duke kërkuar largimin e Erion Veliajt.

Protestuesit i bënë thirrje Prokurorisë së Posaçme që të vendosë para drejtësisë kryebashkiakun e Tiranës, i cili sipas tyre është përgjegjës për inceneratorin dhe dosjen e njohur me emrin “5 D”.

Sipas PD nuk mund të ketë zbardhje të plotë të inceneratorit të Tiranës pa vendosur para përgjegjësisë Erion Veliajn.

Tubimi zgjati rreth 30 minuta dhe protestuesit qëlluan me sapunë godinën e bashkisë, në shenje simbolike kundër papastërtisë që sipas opozitës ka mbuluar këtë institucion.

Read Entire Article