Përplasja e opozitës me Gardën, Xhaferaj: Kërkoj falje nëse deputetët e PD-së e kanë tepruar

2 hours ago 17

Zv.kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Ferdinand Xhaferaj, gjatë një seance me Gardën e Republikës së Shqipërisë në lidhje me projektligjin “Për Buxhetin e vitit 2025” shprehu shqetësimin për situatën e krijuar në Kuvendin e Shqipërisë.

Z.Xhaferaj tha se Garda e Republikës së Shqipërisë nuk ka vepruar në mënyrë të mirë me deputetët e Partisë Demokratike.

Zv.kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare gjithashtu kërkoi falje nëse ndonjë nga deputetët e ka tepruar dhe kanë kaluar masën.

Pjesë nga biseda:

Xhaferaj: Do të kërkoja falje nëse ndonjëherë deputetët e opozitës do t’a kalonin masën në raport me gradistët. Para disa ditësh në Kuvendin e Shqipërisë u kapërcye misioni i Gardës së Republikës. Garda hyri në ambientet e Kuvendit. Shpreh shqetësimin se në shumë raste Garda nuk është si Gara e Republikës. Ju kërkojë të bëni më tepër kujdes dhe Garda të përcaktohet ashtu siç është. Unë marr përsipër të bëjë edhe amandament.

Kollçaku: Më vjen mirë që opozita e kuptoi tejkalimin ngdaj punonjësëve të gardës. Do t’ju sugjeroja që të kishim një procedurë standarde.

Read Entire Article