Trajneri i kombëtares shqiptare Silvinjo ka publikuar këtë të premte listën e futbollistëve që ka grumbullur në dy përballjet e fundit të Nations League atë me Ukrainën dhe me Çekinë në datat 16 dhe 19 nëntor.
Ajo që bie në sy është edhe grumbullimi i Keidi Bares, mesfushori i cili nuk ka luajtur ndeshjet e fundit me Saragozën për shkak të dëmtimit.
Lexo edhe :
Related Posts
Lidhur me këtë grumbullim ka folur edhe trajneri i Saragozës i cili ëhstë shprehur se Bare ende nuk është rikuperuar plotësisht dhe nuk është momenti i duhur për ta grumbulluar në kombëtare apo për ta hedhur në fushën e lojës.
Trajneri i Saragozës, Viktor Fernandez, në konferencë për mediat u shpreh se nuk është gati as për të qenë në stol.
“Mendonim se ndoshta do të kthehej Keidi Bare, por nuk ka bërë asnjë stërvitje me grupin. Situata me gjurin e tij po përmirësohet, por nuk është në gjendje as për të qenë i grumbulluar”, u shpreh ai.