Aktorja Ema Andrea ka folur për marrëdhënien me vajzën e saj në “Living Room” në Vizion Plus.
Andrea shprehet se zoti e ka bekuar me Sarën. Ema Andrea tha se shumë herë, vajza e saj i thoshte të mos i shkonte në shkollë, pasi siç rrëfehet aktorja nuk dëshironte që të ishte e priviligjuar.
Lexo edhe :
Related Posts
Andrea thekson se Sara ka vuajtur paragjykimet e të dyjave, të sajat dhe të vetë aktores.
“Paragjykimet kanë qënë për mua, por edhe për Sarën. Ka pasur barrën e paragjykimeve të saj dhe të nënës. Uroj një ditë t’ja shpërblej. Zoti më ka bekuar me këtë fëmijë. Më thoshte mos hajde në shkollë se nuk dua t’a dinë që jam vajza jote, të jem e priviligjuar që jam vajza jote. Shum herë më është dashur t’a suportoj në mënyra të fshehta”, tha Andrea. /vizionplus.tv