Inceneratorët/ Apeli jep vendimet për disa nga të akuzuarit, 6 vite e 8 muaj burg për Lefter Kokën, sa u dënua Alqi Bllako

3 hours ago 19

Me vendim të formës së prerë ai u shpall fajtor jo vetëm për korrupsion, por edhe për shpërdorim detyre, duke u dënuar me 10 vjet heqje lirie.

Përfundimisht ai do të vuajë 6 vjet e 8 muaj burg pasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar. Shkalla e parë e shpalli atë të pafajshëm për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, por e dyta e gjeti fajtor, duke marrë parasysh kështu kërkesën e prokurorisë së posaçme.

Edhe ish vartësi i tij, Alqi Bllako u dënua me 4 vjet burg, por iu zbrit 1/3 e  denimit duke marrë një dënim përfundimtar prej 2 vitesh e 8 muaj burg. Ish deputeti Alqi Bllako nga shkalla e parë u shpall i pafajshem, gjë e cila nuk u mor në konsideratë nga Apeli. Atij po ashtu iu ndalua ushtrimi i funksioneve publike për 5 vjet

Dy pronarët e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri u dënuan me nga gjashtë vjet e tetë muaj burg, ndërsa Stela Gugalljas do e qendroje ne qeli per me shume se kater vjet.

Por ditët e vuajtes së dënimit për ta duken të largëta, pasi të tre janë në arrati.

Anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit, Jonida Zeqo e Pëllumb Abeshi u dënuan respektivisht me nga 2 vjet e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar. Serafin Papa dhe Bardhyl Çabiri u dënuan i pari me 1 vit e 4 muaj, ndërsa i dyti me 2 vjet.

Por, beteja me drejtesine nuk merr fund këtu. Te denuareve per inceneratorin e Elbasanit do t’u duhet të presin vendimmarrjen e Apelit edhe për impiantin e mbetjeve të Fierit. /vizionplus.tv

Read Entire Article