Kamioni Big Red rikthehet për të katërtin vit në Shqipëri, nën ekskluzivitetin e AlbaElettrica, për të sjellë pajisjet profesionale ndërtimore Milwaukee.
“Vijmë si çdo vit tashmë me risi inovative në produktet e veglave të punës për të gjithë klientët tanë dhe dashamarrësit e sektorit të veglave të punës. Kryefjala e inovacionit të Milëaukee qëndron te veglat me bateri, por në ekspozicionin tonë mund të gjeni edhe vegla me korrent që të mund të plotësojmë të gjitha nevojat e klientëve dhe dashamirësve të veglave të punës”, thotë Olsban Janaqi.
Në kamionin Big Red mund të blihen vegla pune të teknologjisë së fundit me çmim të reduktuar dhe testimi i tyre mund të kryhet në moment.
“Oferta janë 30% për çdo produkt, por kemi edhe oferta me më shumë zbritje për një grup produktesh të caktuara, ju mirëpresim në ambientet tona. Do të jemi të hapur deri të hënën në orën 15, të vini në një shoqëri shumë të mirë, me vegla dhe inovacion fantastik dhe gjithashtu në një shoqëri fantastike”, shpjegon.
Pas Shqipërisë, kamioni Big Red do të ndalojë në Kosovë, për të ofruar mundësi zgjedhjeje për të gjithë klientët dhe profesionistët atje. Ndërkohë, produktet Milwaukee do të vazhdojnë të tregtohen në AlbaElettrica edhe pas largimit të kamionit Big Red.
AlbElettrica ka një eksperiencë 31-vjeçare në tregun shqiptar, duke ofruar materiale elektrike, vegla pune, zgjidhje për ndriçimin apo sisteme kondicionimi. /vizionplus.tv