Ishte programuar për një seancë dëgjimore me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në lidhje me projektligjin “Për Buxhetin e vitit 2025”, por Komisioni i sigurisë kombëtare devijoi diskutimin me tone të larta.
Opozita kërkoi përgjigje nga kreu i AMP, Florian Sulejmani për përfshirjen e forcave speciale në Kuvendin e Shqipërisë gjatë kohë kur opozita po protestonte në ambjentet e jashtme.
“A ka nisur AMP hetim për futjen e forcave speciale në Kuvendin e Shqipërisë, sepse është akt i paprecdent, i pandodhur në gjithë këto vite pluralism”, tha Ferdinand Xhaferraj.
“E keni detyre të filloni një hetim, kush e dha këtë urdhër të paligjshëm, keni detyrë të informoni dhe hetoni kush dha urdhër të arrestohet si terrorist ish-presidenti i këtij vendi”, tha deputeti Flamur Noka.
“Po lexoj rregulloren, nuk mund të diskutohen çështje jashtë rendit të ditës”, tha Nasip Naço.
“Mos më trego rregulloren, është shkelur ligji, jeni një grup burrash të tredhur të gjithë”, tha Flamur Noka.
“Nuk shmang asnjë lloji përgjegjësie për pyetjet, megjithatë për pyetjen e parë ne po mbledhim të dhëna dhe po hetojmë administrativisht lidhur me përgjegjësit policore. Ndërsa përfshirja në encro apo Skyy kemi miratuar urdhër ministri lidhur me vetpërgjegjësin e deklarimit të formularit për përdorimin e aplikacionit, po vazhdojmë punën pasi deri më tani ku kanë plotësuar formularin të gjithë punonjësit e policisë së shteti apo gardës së republikës”, tha kreu i APM, Sulejmani.
Komisioni i sigurisë kombëtare zhvilloi seancë dëgjimore me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, Shërbimin Informativ të Shtetit dhe Gardën e Republikës së Shqipërisë në lidhje me projektligjin “Për Buxhetin e vitit 2025” në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi./vizionplus.tv