Një 54-vjeçar në Divjakë është vënë në prangat e policisë, pasi në bashkëpunim me djalin e tij plagosën me thikë 23-vjeçarin.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në darën 3 korrik dhe shkak mendohet të kenë qenë motivet e dobëta.
Ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim 27-vjeçarin dhe po punohet intensivisht për kapjen e tij.
I riu që mbeti i plagosur ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.
“Komisariati i Policisë Divjakë arrestoi shtetasin M. M., 54 vjeç, banues në Divjakë dhe shpalli në kërkim djalin e tij, shtetasin L. M., 27 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e datës 03.07.2024, në fshatin Çermë-Shkumbin, kanë goditur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, shtetasin A. M., 23 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia. .
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv