Baby G tregon momentin e vështirë në jetë: Mësova se isha sëmurë me tiroidet, më ka ndikuar shumë psikologjikisht

5 months ago 31
Reklamë

Baby G në podcast-in e Renisit dhe Diteas ka treguar momentin më të vështirë në jetë.

Ajo u shpreh se para dy vitesh mësoi se kishte probleme me teroidet. Fermerja u shpreh se e ka vuajtur shumë psikologjikisht dhe është mbyllur në shtëpi.

“Jam ndjerë shumë keq një moment, nuk e dija çfarë kishja. Shkova tek doktori edhe nuk e kanë gjetur çfarë kisha për ca kohë. Pastaj më thanë ke probleme me teroidet dhe duhet të merrja ilaçe për gjithë jetën time. E kam vuajtur shumë psikologjikisht. Para 2 vitesh jam mbyllur në shtëpi vetëm me mamim me babin. Të gjithë më thonë ke shumë energji, ndërsa doktori më tha nuk ke shumë energji. E kam kaluar si një traumë. Tani jam mirë”, tregon Baby G./vizionplus.tv

Read Entire Article