Leku është forcuar ndjeshëm gjatë javëve të fundit duke fituar pikë nga dita në ditë kundrejt monedhave të huaja, siç janë euro apo dollari amerikan.
Monedha europiane e mbylli javën në nivelet e 99.23 lekëve sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, ndërkohë që të dhënat nga zyrat e këmbimit valutor gjatë ditës së sotme pasqyrojnë një zhvlerësim tjetër krahasuar me ditën e djeshme, rrjedhimisht ngrihen pikëpyetje në lidhje me faktin se si do të nisë java e ardhshme në tregun e këmbimit valutor, pasi trendi duket rënës.
Ndërkohë, sa i përket shitjes, euro ka zbritur nën 99 lekë duke ndikuar ndjeshëm negativisht familjet dhe bizneset që të ardhurat i kanë në euro. /vizionplus.tv