“Ballkani në BE para se të jete vonë”, Rama: Shqiptarët janë europianë pavarësisht vendimeve të Brukselit

2 months ago 29

Për kryeministrin Edi Rama, rajoni është i rrezikuar nga ndikimi rus, ndaj apelon Bashkimin Evropian që të përshpejtojë integrimin e Shqipërisë dhe shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane.

“Ne do të jemi me BE edhe kur BE të zhduket dhe do të ftojmë të gjithë që ta rinisin nga Shqipëria dhe të rindërtojnë një Bashkim tjetër Europian. Nuk ka shans që aktorë të tjerë si Rusia të na ndryshojnë mendjen. Por nuk është e njëjta gjë në rajon. Rajoni është një hapësirë ku Rusia ka shumë influencë dhe përpara sesa të jetë shumë vonë, duhet që disa gjëra t’i bëjmë ndryshe dhe më duhet të them që ka disa gjëra që kanë nisur të bëhen ndryshe, duke nisur nga Plani i Rritjes”, tha Rama.

Me vlerësimin se shqiptarët janë europianë, pavarësisht vendimeve të BE, Rama shtoi se këtë sjellje Shqipëria e tregoi edhe në rastin kur u dakordësua me Italinë për të mikpritur emigrantët.

 “Së pari sepse nuk i themi dot jo Italisë, shumë e thjeshtë. Nuk i thua dot jo as Giorgias, por nuk i themi dot jo Italisë në asnjë lloj mënyre, për shkak të historisë, për shkak të miqësisë, për shkak të shumë gjërave dhe për shkak të faktit se sa shumë ka qenë e pranishme për ne Italia kur kemi qenë në situata shumë të këqija pas ndryshimit të regjimit. Së dyti, sepse siç e thashë më parë dhe të gjithë ju ratë dakord, jemi të gjithë europianë dhe duhet të sillemi si europianë, edhe pse po na vonojnë lejen për të qenë pjesë  e kësaj familjeje të përbashkët europiane. Ky është një problem për të gjithë Europën”, shtoi Rama.

Në fjalën e tij, Edi Rama nënvizoi edhe nevojën që pjesëtarët e Ballkanit Perëndimor te jenë shumë më të integruaredhe politikisht në Europë pa qenë anëtarë ende. /vizionplus.tv

Read Entire Article