Basha 20, Meta 10 mijë euro për fëmijën e tretë! Ish-Presidenti: Shqipëria, Kolumbia e Evropës

5 months ago 25

“Sot Shqipëria konsiderohet Kolumbia e Evropës”.

Kështu deklaroi Presidenti i Partisë së Lirië, Ilir Meta në një konferencë për mediet ditën e sotme. Ndërsa i pyetur se pse nuk iu bashkua protestës së opozitës që u zhvillua para Parlamentit ditën e sotme, Meta tha se ka qenë jashtë shtetit.

Meta: Nuk mund të thuhet kurrë se protestat janë një dështim për opozitën. Ato janë zëri i qytetarëve për të dhënë mesazhin e fortë për vendosjen e normalitetit. Unë nuk kam qenë në protestë sepse sapo kam zbritur në aeroport. PL ka qenë dhe do të jetë në çdo protestë qytetare që zëri i tyre të triumfojë. Kryetarit të bashkisë së Tiranës do t’i vijë shumë shpejt dita që ta shohë bashkinë nga jashtë.

Duke u ndalur te 5 prioritetet, Meta tha se programi i tij qeverisës ka në fokus familje. Ai tha se do të ofrojnë 10 mijë euro për fëmijën e tretë, ndryshe nga Lulzim Basha, i cili disa ditë shpalosi programin e tij qeverisës dhe tha se se do t’i jepen 20 mijë euro çifteve për fëmijën e tretë.

Meta: Mbështetja e familjeve të reja është kryeprioriteti i Partisë së Lirisë. Ndaj ne angazhohemi për:
Kredi për çiftet e reja, 20,000 mijë euro, ku interesat i paguan shteti. Ofrimi i shtëpive për çiftet e reja sipas modelit hungarez, krijimi i fondit të banesave për çiftet e reja, blerje me kosto e banesave të pashitura; Kredi për blerje shtëpie me interes të subvencionuar dhe zbritje e kredisë me 3,000 euro për fëmijën e parë, 6,000 euro për fëmijën e dytë dhe 10,000 euro për fëmijën e tretë. Pesë prioritetet e Partisë së Lirisë për 4 milion shqiptarë plus janë e vetmja rrugë që ndalin shpopullimin, mbrojnë Familjen dhe Kombin!/vizionplus.tv 

Read Entire Article