Bashkëpunim mes antimafias italiane dhe SPAK, vihen në pranga shtatë shqiptarë në Firence (Video)

8 months ago 9

Shtatë shqiptarë janë arrestuar në Itali, duke u ekzekutuar kështu masa “Arrest në burg”, gjatë një operacioni të kryer nga Karabinierët midis provincave të Firences dhe Pratos, i koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Prokurorisë së Firences.

Tre të tjerë janë nën masën e sigurisë “arrest shtëpiak” dhe “ndalim të largimit gjatë natës nga ora 19:00 deri në ora 07:00”. Njëkohësisht, janë kryer kontrolle ndaj 18 të dyshuarve të tjerë.

Operacioni i lindur nga zhvillimet e hetimeve të kryera nga Karabinierët e komandës provinciale të Firences për trafik ndërkombëtar droge, i cili në fillim të muajit shkurt çoi në ekzekutimin e 83 masave të tjera parandaluese.

Autoritetet hetuese shpjegojnë se ata e përqëndruan fokusin tek një person i shkëputur nga grupi fillestar, që më pas së bashku me bashkatdhetarët e tjerë të vendosur në Shqipëri, krijuan një aktivitet autonom të importit dhe tregtimit të kokainës, hashashit dhe marijuanës, nga viti 2018-2022.

Droga e cila ishte në sasi të mëdha, do të ishte transportuar në kamionë të kompanive të transportit, të modifikuar në mënyrë të përshtatshme për të fshehur lëndën narkotike.

Për hetimet, përmes EUROJUST-it, u krijua një SIC (Ekipi i Përbashkët Hetimor) i përbërë nga ushtarë të kompanisë Borgo San Lorenzo dhe policisë shqiptare, të koordinuar nga Dia e Firences dhe Prokuroria Speciale e Tiranës (SPAK), i specializuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Top Channel

Read Entire Article