Bashkia Kamëz i refuzon rindërtimin e banesës se nuk është pronare/ Ndihma ekonomike i refuzohet se është pronare

9 months ago 29

Semiha Xhani ,banore e Paskuqanit në Kamëz është ankuar në emisionin Fiks Fare se nuk po merr ndihmë ekonomike dhe pse jeton me një djalë të mitur dhe është e papunë.

Znj.Xhani thotë se ka shkuar disa herë të punonjësja e ndihmës ekonomike dhe i është thënë “ti nuk kap pikët”. Zonja thotë se e kanë futur disa herë te 6 përqindëshi( ndihmë që jep bashkia), por nuk është i vazhdueshëm.

“Unë jetoj në këtë shtëpi të shkatërruar dhe të shpallur të pabanueshme që nga tërmeti nëntorit 2019, por nuk u rindërtua se nuk isha pronarja, pasi jam në konflikt me ish-burrin, ndërsa tani nuk marr as ndihmën ekonomike”, thotë znj.Xhani.

Në dokumentet që emisioni Fiks Fare siguroi  tregohej se zonja Xhani ishte shpallur edhe fituese e fondit të rindërtimit, por pastaj nuk e ka marrë sepse nuk ka patur dokument pronësie. Ndërkohë gazetarët kur shkojnë në Njësinë Administrative Paskuqan zbulojnë se në formularin e aplikimit për ndihmë është shkruar se zonja është pronare e asaj banesa.

Këtë fakt punonjësja e justifikon me faktin se nuk ka mundur ta verifikojë, se dokumentet për rindërtim nuk kanë shkuar te zyrat e saj.

Ndërkohë juristi i Njësisë Administrative Paskuqan, Mevlut Shehu, tregon se zonja nuk ka marrë pikët dhe nuk e di pse nuk i ka marrë , sipas tij të dhënat e hedhura në sistem nga punonjësja janë bërë pasi ajo ka verifikuar.

Kur gazetarët e pyesin si e kanë verifikuar që është pronare, përpiqet t’i shmanget përgjigjes, dhe thotë se nuk ka  qenë ky shkaku i përjashtimit.

 “Nuk e di pse është shkruar pronare”, thotë Shehu.

Pra kur bëhet fjalë për të nxjërr para bashkia e gjen një justifikim, herë e bën pronare e herë jo.

Top Channel

Read Entire Article