Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka vizituar ditën e sotme Maqedoninë e Veriut, ku ka takuar disa prej liderëve të rajonit dhe të shtetit maqedonas.
Pas takimeve kreu i shtetit shqiptar ka mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat me Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordjana Siljanovska, dhe atë të Malit të Zi, Jakov Milatoviç.
Prtesidenti Begaj kla vlerësuar miqësinë e mirë mes shteteve, ndërsa ka kërkuar që kjo rrugë e nisur të vijojë edhe në të ardhmen.
Begaj gjithashtu ka kërkuar që shtetey të bashkëpunojnë me njëra-tjetërn në rrugën e tyre drejt Bashkimit Europian.
“Të vijojmë politikat e fqinjësisë së mirë dhe të përshpejtojmë procesin e integrimit tonë të përbashkët”, tha Begaj.
Ky është dhe takimi i parë i Presidentit Begaj me presidenten e zgjedhur të Maqedonisë së Veriut, Gordiana Siljanovska.
/Vizionplus.tv/