Mijëra qytetarë protestuan në Tel Aviv duke kerkuar lirimin e pengjeve izraelitë të mbajtur nga Hamas.
Demonstruesit i bënë thirrje qeverisë të arrijë sa më parë marrëveshjen për armëpushim në mënyrë që familjarët e tyre të kthehen në shtëpi
Nga ana tjetër Hamasi ka deklaruar se është duke shqyrtuar ofertën e Tel Avivit për një armëpushim 40 ditor.
“Ne duam të përgjigjemi sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi një burim i Hamasit për AFP-në, në kushte anonimiteti.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i përshkroi kushtet e armëpushimit si “jashtëzakonisht bujare”, ndërsa Shtëpia e Bardhë u kërkoi ndërmjetësuesve të Egjiptit dhe Katarit -të rrisin presionin ndaj Hamasit.
Për muaj të tërë, Egjipti, Katari dhe Shtetet e Bashkuara janë përpjekur të sigurojnë një marrëveshje të re.
Gjatë një armëpushimi që zgjati një javë në nëntor, 80 pengje izraelite u shkëmbyen me 240 palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite. /vizionplus.tv