Benjamin Netanjahu nën presion, ekstremi i djathtë kërcënon me rrëzimin e qeverisë nëse pranohet plani i Biden

3 months ago 23
Reklamë

Dy ministra izraelitë të ekstremit të djathtë kanë kërcënuar se do të largohen dhe do të rrëzojnë koalicionin qeverisës nëse kryeministri Benjamin Netanyahu bie dakord me propozimin e armëpushimit në Gaza të prezantuar nga presidenti amerikan Joe Biden .

Dy ministrat ai i financave dhe i Sigurisë Kombëtare deklaruan se ishin kundër arritjes së një marrëveshjeje përpara se grupi militant Hamasi të shkatërrohej.

Por nga ana tjeter lideri i opozitës Yair Lapid është zotuar të mbështesë qeverinë nëse Netanyahu i jep driten jeshile planit.
Propozimi i presidentit amerikan Joe Biden do të niste me një armëpushim gjashtë-javor, në të cilin Forcat e Mbrojtjes të Izraelit do të tërhiqeshin nga zonat e populluara të Gazës.

Ndërkaq marrëveshja përfundimisht do të çonte në lirimin e të gjithë pengjeve, një ndërprerje të përhershme të armiqësive si dhe një plan të madh rindërtimi për Gazën.

Sakaq vetem një ditë pas propozimit te presidentit te SHBA-ve, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka thene se nuk do te kete nje armepushim te perhershem ne rripin e Gazes pa u shkaterruar kapacitetet ushtarake te Hamasit./vizionplus.tv/

Read Entire Article