Beqaj: SPAK të ma “ndajë”, jam palë e tretë apo nën hetim

7 months ago 19

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, deklaroi se e vërteta e tij një ditë do të dalë në pah. Në prononcimin e tij për gazetarët pas daljes nga ambientet e SPAK, ai theksoi se ende nuk e ka të qartë “rolin” e tij në këtë hetim.

“Unë jam përpjekur të jem në marrëdhënie institucionale me institucionet e drejtësisë, dhe javën tjetër do të ketë një tjetër seancë për këtë çështje. Unë kam 4 muaj në hetim dhe kur kam kërkuar aktet më është vënë para një urdhër i kancelares që flet për palë të treta. Atëherë duhet të ma ndajnë, a jam në hetim apo palë e tretë. Si palë e tretë ka çështjet të tjera, por unë jam person në hetim dhe udhëzimi i SPAK flet për një procesverbal që mban prokurori shënimet e shpenzimeve, jo personi në hetim. Duhet ta ndajnë çfarë jam”, deklaroi ai.

Më tej, ai ritheksoi se duhet të hetohet edhe zbatimi i kontratës koncesionare./vizionplus.tv/

Read Entire Article