Berlini i jep “dritë jeshile” Ukrainës që të përdorë armë gjermane kundër Rusisë

3 months ago 19
Reklamë

Pas SHBA-ve, edhe Gjermania duket se i ka dhënë leje Ukrainës që të përdorë armë gjermane për sulmet që do të kryejë ndaj Rusisë.

“Së bashku ne jemi të bindur, se Ukraina ka të drejtën e garantuar ndërkombëtare, të mbrohet kundër këtyre sulmeve. Për këtë ajo mund të përdorë armët e furnizuara në përputhje me detyrimet ligjore ndërkombëtare, edhe armët me të cilat e kemi funrizuar ne”, thuhet në njoftimin e qeverisë gjermane.

Ky hap i Gjermanisë erdhi pas miratimit që bëri edhe SHBA. Nga zëdhënësi i qeverisë gjermane, nuk u tha, se për çfarë armësh bëhet fjalë, por mendohet se armët që mund të përdoreshin janë tanket “Haubitz” 2000 dhe raketahedhës MARS-II.

Ushtria ruse pretendon se ka kapur 800 metra katrorë të territorit ukrainas

Ministri rus i Mbrojtjes, Andrei Belousov tha sot se trupat ruse “kanë kapur 80o metra katrorë që nga fillimi i këtij viti”.

“Po bëhet përparim në të gjitha drejtimet”, tha ministri rus gjatë një takimi në Almaty të Organizatës për Traktatin e Sigurisë Kolektive (OTSC), një aleancë ushtarake e përbërë nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik të udhëhequr nga Rusia.

“Në total, 800 kilometra katrorë territor kanë rënë nën kontrollin e ushtrisë ruse këtë vit” në Ukrainë, shtoi Andrei Belousov , duke shpjeguar se forcat e tij kapën “28 komunitete” në maj.

Vështirësi për Ukrainën

Gjatë muajve të fundit, Ukraina, duke u përballur me mungesën e njerëzve dhe municioneve, është përballur me vështirësi të mëdha.
Nga ana tjetër, Rusia nisi një sulm të ri në fillim të majit në periferi të Kharkiv, qytetit të dytë më të madh të Ukrainës. Sipas Belousov, në këtë krahinë, ushtria ruse i detyroi ushtarët ukrainas të tërhiqen “tetë deri në nëntë kilometra”, tha Andrei Belousov.

Kievi shpreson se dorëzimi i afërt i municioneve të shumëpritura perëndimore mund t’i lejojë atij të rimarrë epërsinë në front.

Presidenti amerikan Joe Biden, i cili e ka mohuar deri më tani, dje, të enjten, i dha dritën jeshile Ukrainës që të godasë objektivat në tokën ruse në kushte të caktuara për të mbrojtur provincën e Kharkiv, tha dje një zyrtar amerikan./vizionplus.tv/ 

Read Entire Article