Biden autorizoi Ukrainën të përdorë raketa me rreze të gjatë veprimi, çfarë është ATACMS?

2 hours ago 15

Ditën e sotme,  New York Times raportoi se SHB  u ka dhënë dritën “jeshile” ukrainasve për të përdorur raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi, të njohura si Sistemet Raketore Taktike të Ushtrisë, ose ATACMS.

Sistemi i raketave taktike të ushtrisë MGM-140, ose ATACMS, është prodhuar nga Lockheed Martin.

Lexo edhe :

Related Posts

Këto raketa mund të arrijnë deri në 300 km (186 milje) dhe janë të vështira për t’u kapur për shkak të shpejtësisë së tyre të lartë.

Shtetet e Bashkuara i dërguan këto armë si pjesë e një pakete mbështetëse, dhe ato tashmë janë përdorur të paktën një herë për të goditur objektivat ruse në Krimenë e pushtuar.

Ato lejojnë Ukrainën të godasë më thellë zonat e mbajtura nga Rusia, duke synuar bazat, objektet e magazinimit dhe qendrat logjistike.

Rusia ka deklaruar më parë se këto armë “nuk do të ndryshojnë rrënjësisht rezultatin” e luftës, por Putin ka paralajmëruar SHBA-në kundër përdorimit të tyre në territorin rus.

Nga ana tjetër, Ukraina ka kërkuar prej muajsh leje për të përdorur ATACMS.

Është një nga armët më të fuqishme që i është ofruar Ukrainës, e aftë për të gjuajtur raketa me rreze të gjatë deri në 300 km (186 milje).

“Ky është një vendim shumë i rëndësishëm për ne,” tha Serhii Kuzan, kryetar i qendrës së mendimit me bazë në Kiev, Qendra e Sigurisë dhe Bashkëpunimit të Ukrainës.

“Nuk është diçka që do të ndryshojë rrjedhën e luftës, por mendoj se do t’i bëjë forcat tona më të barabarta.”

Kuzan tha se vendimi kishte ardhur pikërisht në kohën e duhur për të kundërshtuar një sulm të mundshëm nga trupat ruse dhe koreane, i projektuar për të zhvendosur forcat ukrainase nga rajoni rus Kursk.

Sulmi pritet brenda ditëve./vizionplus.tv

Read Entire Article