SHBA u ka dhënë dritën “jeshile” ukrainasve për të përdorur raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi, raportoi New York Times.
Gazeta nuk ka dhënë detaje për shkak të shqetësimeve të sigurisë operacionale.
Administrata e Presidentit Joe Biden duket se po heq kufizimet që e penguan Ukrainën të përdorë armët e furnizuara nga SHBA për të goditur thellë në tokën ruse, sipas NYT.
Ky vendim shënon një ndryshim të madh në politikën e SHBA-së, ndaj Ukrainës.
Ukraina planifikon të nisë sulmet e para me rreze të gjatë në ditët në vijim, thanë burimet për NYT, pa dhënë detaje.
Armët ka të ngjarë të përdoren fillimisht kundër trupave ruse dhe koreano-veriore në rajonin Kursk të Rusisë perëndimore, thanë zyrtarët amerikanë për gazetën.
Vendimi për të lejuar ukrainasit të përdorin raketat me rreze të gjatë, të njohura si Sistemet Raketore Taktike të Ushtrisë, ose ATACMS, erdhi si përgjigje ndaj vendimit të befasishëm të Rusisë për të sjellë trupat e Koresë së Veriut në betejë, thanë të njëjtët zyrtarë.
Vendimi i Biden është një ndryshim i rëndësishëm në politikën amerikane.
Vendimi i tij vjen dy muaj para inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, i cili ka premtuar të kufizojë mbështetjen e mëtejshme të Uashingtonit për Ukrainën./vizionplus.tv