Një 48-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën tragjikisht në zonën e Spartilës, Korfuz.
Sipas mediave greke, ai ka qenë duke mbledhur ullinj, kur shkopi prej hekuri që po përdorte për të shkundur pemën preku kabllot e tensionit të lartë, duke i shkaktuar vdekjen.
Ekipet e ndihmës së shpejtë mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, por me gjithë përpjekjet e tyre nuk mundën ta shpëtonin 48-vjeçarin.
Policia ka nisur hetimet./vizionplus.tv