Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fier.
Policia bën me dije se rreth orës 14:40, në lagjen “Konferenca e Pezës”, Fier, dyshohet se ka rënë nga lartësia e katit të pestë të një pallati, shtetasi F. H., rreth 56 vjeç.
Si pasojë ky i fundit ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit./vizionplus.tv