Blinken: Irani furnizon Rusinë me raketa balistike, kërcënim për të gjithë Evropën

1 week ago 31
Reklamë

Irani ka furnizuar Rusinë me raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi, të cilat pritet të përdoren së shpejti në luftën në Ukrainë, ka zbuluar Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.

Gjatë një konference për shtyp në Mbretërinë e Bashkuar, Blinken paralajmëroi se ky zhvillim përbën një kërcënim për të gjithë Evropën, duke vënë në pah përshkallëzimin e bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve.

‘Russia has now received shipments of ballistic missiles from Iran and will likely use them within weeks’, says Antony Blinken.https://t.co/PAiZ4D1jU3

📺 Sky 501, Virgin 602, Freeview 233 and YouTube pic.twitter.com/IXPdoFKzdv

— Sky News (@SkyNews) September 10, 2024

Blinken tha se “dhjetëra persona, personel ushtarak rus janë trajnuar në Iran për të përdorur sistemin e raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi”.

Sipas Sekretarit Amerikan të Shtetit, Rusia tashmë ka marrë dërgesat e këtyre raketave dhe ka të ngjarë t’i përdorë ato në javët e ardhshme kundër objektivave ukrainas.

Megjithëse Rusia tashmë ka një rezervë të konsiderueshme raketash balistike, furnizimi nga Irani i lejon asaj të përdorë më shumë nga raketat e veta në objektiva larg vijës së frontit.

Kjo ngritje ushtarake i lejon Rusisë të forcojë aftësitë e saj, ndërsa në të njëjtën kohë përshkallëzon tensionin në rajon dhe shkakton shqetësim për sigurinë e Evropës në tërësi./vizionplus.tv

Read Entire Article