Blinken për Libanin: Është e domosdoshme të arrihet një zgjidhje diplomatike

2 hours ago 13

Kreu i diplomacisë amerikane, Anthony Blinken, theksoi nga Londra se është me të vërtetë e domosdoshme të arrihet një zgjidhje diplomatike në Liban.

“Ne mendojmë se është me të vërtetë e domosdoshme që të arrihet një zgjidhje diplomatike dhe Rezoluta 1701 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të zbatohet plotësisht, në mënyrë që të ketë siguri të vërtetë përgjatë kufirit midis Izraelit dhe Libanit,” tha sekretari amerikan pas takimit të tij Kryeministri libanez, Najib Mikati në kryeqytetin britanik.

Rezoluta 1701 e miratuar në vitin 2006 i dha fund luftës midis Hezbollahut dhe Izraelit. Vendimi parashikon ndërprerjen e armiqësive midis dy palëve dhe parashikon që vetëm ushtria libaneze dhe helmetat blu të vendosen në Libanin jugor, i cili kufizohet me Izraelin.

Blinken deklaroi se është thelbësore të jenw marrëveshjet e nevojshme për zbatimin e plotë të vendimit./vizionplus.tv

Read Entire Article