Kryeministri libanez: Sulmi izraelit që vrau 3 gazetarë ishte i qëllimshëm

2 hours ago 20

 Mëngjesin e sotme, tre gazetarë u vranë nga një sulm izraelit.

Rreth orës 3:30 të mëngjesit, gazetarët e televizioneve libaneze dhe arabe u zgjuan në panik. Banesat e tyre ishin në flakë, tym i dendur i rrethonte dhe dëgjoheshin klithma dëshpërimi.

“U zgjova nga zhurma e një rakete,” tha për AFP Darin El Heloue i stacionit televiziv të Emirateve të Bashkuara Arabe Sky Neës Arabia .

Mediet e huaja shkruajnë se kryeministri libanez Najib Mikati denoncoi sulmin ndaj gazetarëve, duke e quajtur atë një “krim lufte”. Ai tha se sulmi ishte i qëllimshëm.

#BREAKING: 🇱🇧 Three journalists, including an Al-Mayadeen correspondent, were killed in an #Israeli airstrike targeting a press team’s residence in Hasbaya, southern #Lebanon, according to Al Jadeed. pic.twitter.com/VZqDv9J1GL

— NwsData (@NwsData) October 25, 2024

Më 13 tetor 2023, një sulm izraelit pranë kufirit me Libanin vrau një punonjës të Reuters dhe plagosi gjashtë gazetarë të tjerë. Sipas hetimeve, arritën në përfundimin se ishte përdorur një predhë tanku 120 mm me origjinë izraelite. Më 21 nëntor të të njëjtit vit, kanali Al Mayadeen akuzoi Izraelin për vrasjen e tre anëtarëve të ekipit të tij, duke përfshirë gazetarët Farah Omar dhe Rabi Maamari.

Read Entire Article