Protesta e opozitës, këto janë rrugët që demokratët do të bllokojnë ditën e martë

2 hours ago 20

Partia Demokratike ka vendosur të bllokojë të martën 5 akset kryesore në të gjithë vendin.

Në mbrëmje PD ka zhvilluar një mbledhje me drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e degëve ku është vendosur se në 29 tetor demokratet do të bllokojnë në shenje proteste rrugët Milot, Shkozet, Bradashesh, Rrogozhinë dhe tek Sheshi “Shqiponja” në Tiranë do të bllokohet autostrada Tiranë-Durrës.

Bllokimi i ketyre akseve rrugore do të nisë në orën 17.00 të së martës dhe pritet të zgjasë disa orë.

Kjo është protesta e dytë që opozita zhvillon pas asaj të 7 tetorit. /Vizionplus.tv/

Read Entire Article