Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Prishtinë, ku humbi jetën një person dhe u plagosën pesë të tjerë.
Dy grupet, Sekiraqa dhe Capat, u konfliktuan me njëri-tjetrin.
Me anë të një njoftimi zyrtar, policia ka njoftuar se në rrugën ku ndodhën të shtënat me armë mes familjes Sekiraqa dhe Gashi, që njihet si familja “Capat” janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe një karikator me dy fishek.
“Rr. Gazmend Zajmi, Prishtinë 01.09.2024-22:04. Lidhur me rastin, gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe një karikator me dy fishek. Rasti është duke u hetuar.”, shkruan raporti i policisë.
Si ndodhi ngjarja?
Mbremjen e së dielës, dy fiset Sekiraqa dhe Capat u përfshinë në një konflikt së bashku. Ngjarja u kthye në tragjedi, pasi një prej personave, Premtim Gashi humbi jetën. Teksa pesë të plagosurit janë identifikuar si Salih Sekiraqa, Robert Llumnica, Korab Gashi, Fatos Abazi dhe Valdrin Ademi. Prokuroria e Prishtinës, në një njoftim zyrtar tha se konflikti mes dy grupeve ishte më i herët, pasi nga fisi i këtyre të fundit, disa muaj më parë është plagosur një person. /vizionplus.tv