Kuqezinjtë për pak minuta do të zbresin në fushën e “Friends Arenja” në Solna, për tu ndeshur në një miqësore me Suedinë.
Kombëtarja shqiptare do të lërë pas humbjen zhgënjyese që pësoi përballë Kilit mbrëmjen e së premtes në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmës një Itali.
Ajo që bie në sy është se Silvinjo i ka besuar majën e sulmit që nga minuta e parë Armando Brojës, duke lënë në stol Manajn.
Ndërkohë ndryshime do të ketë edhe në mbrojtje dhe në mesfushë.
Në krahun e djathtë mbrëmjen e sotme do ta nisë nga minuta e parë Ivan Balliu duke lënë në stol Elseid Hysajn, ndërsa qendra do të jetë e njëjta me dyshen Gjimshiti-Mihaj, ndërsa krahu i majtë duket tashmë i blinduar me Mario Mitajn.
Sa i përket mesfushës këtë herë Silvinjo ka zgjedhur të luaja me Asllanin dhe Ramadanin, ku të dy do të jenë të vendosur para mbrojtjes.
Ndërsa në repartin e avancuar në të majtë do e nisë nga minuta e parë Qazim Laçi, duke lënë në stol Taulant Seferin, ndërsa në qendër Bajrami dhe në të djathtë i përhershmi Asllani, ku të tre do të mbështesin Brojnë në majë të sulmit.
Formacionet e plotë: