Skuadra e Hansi Flick ka zhvilluar një seancë stërvitore paradite në përgatitje për ndeshjen jashtë fushe që do të luhet nesër në mbrëmje në San Sebastian kundër Real Sociedad.
Një sfidë e rëndësishme për Barcelonën që do të rrisë avantazhin ndaj Realit të Madridit, të cilët kanë një ndeshje më pak dhe të konsolidojë epërsinë e tyre në renditje në +12.
Trajnerit gjerman i duhet të përballet me dy dyshime në stërvitje, pikërisht për shkak të dy lojtarëve që nuk u stërvitën me grupin.
Dani Olmo nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e sotme. Lojtari i skuadrës katalanase ka pasur një problem të vogël fizik dhe është në pritje nëse do të jetë në dispozicion për nesër në mbrëmje. Problemi tjetër për t’u zgjidhur, lidhet me Lamine Yamal. Ylli i kombëtares spanjolle ka qenë duke u stërvitur në palestër dhe nuk pritet të jetë pjesë e kësaj transferte.