Skuadra e Cagliarit ka barazuar si vendas me rezultat 3:3 me Milanin, në takimin e javës së 12-të të Serie A në futboll.
Portieri shqiptar, Alen Sherri, ka pësuar tre gola nga Milani.
Sherri u paraqit titullar në portën e Cagliarit.
Për Cagliarin realizuan Zortea (2′), Zappa (53′ e 89’) dhe për Milanin Leao (15′ e 40′) e Abraham (69′).
Milani është në vend të shtatë me 18 pikë e Cagliari në të 16-tin me 10.