Kombëtarja shqiptare humbi me rezultatin 1:0 në stadiumin “Friends Arena” të Stokholmit në Suedi.
Kjo është humbja e dytë radhazi për kuqezinjtë, ndërkohë që trajneri Sylvinho preferoi të eksperimentonte me skemën duke luajtur me formacionin 4-4-3, ndërkohë që Broja ishte titullar që prej minutës së parë.
Gjithçka nisi mirë për kuqezinjtë, por shpërthimi në krah dhe rrëzimi i Brojës brenda zonës së rreptësisë nuk u përkthye në një penallti të dhënë nga arbitri.
Një gol që rezultoi offside nuk mjaftoi që ndeshja e sotme të konsiderohej e suksesshme për kuqezinjtë, për të cilët pjesa e dytë ishte për t’u harruar. /vizionplus.tv