Pas dy vitesh të karakterizuara nga shtrenjtimi i çmimeve, inflacioni në muajin shkurt ra në nivelin më të ulët, që prej tetorit të 2021, duke tejkaluar edhe objektivin e Bankës së Shqipërisë prej 3%.
Muajin e kaluar, sipas INSTAT, treguesi që mat ndryshimin e çmimeve për produktet e shportës zbriti në 2.6%, nga 3.4% që u regjistrua në janar.
Krahasuar me janarin, rritja e çmimeve vijoi me ritme më të ngadalësuara, për ushqimet e pijet joalkoolike, mobiliet e pajisjet shtëpiake dhe për grupin argëtim e kulturë.
Ndërsa tarifat e transportit vijojnë rënien prej disa muajsh radhazi tashmë.
Gjatë kësaj periudhe, Banka e Shqipërisë e ka luftuar krizën e çmimeve duke rritur normën bazë të interesit për lekun, me objektivin që inflacioni të normalizohej në nivelin e 3%./vizionplus.tv