Buçko surprizon Mariana Kondin në “Living Room”: Na ka munguar enegjia jote!

6 days ago 22

Gledis Gegaj, i njohur si Buçko ka surprizuar me anë të një poezie aktoren Mariana Kondin.

Ai shprehet se i ka munguar energjia e Marianës. Gjithashtu edhe Mariana është shprehur se ka kontakte të vazhdueshme me Buçkon.

Aktorja deklaroi se Gledis është nga ish-fermerët e parë që e ka marrë në telefon.

Buçko: Marko sot më shkruajtën mu, një surprizë me t’a dediku dhe unë dy vargje mendova me t’i rreshtu

Marko fermës i dhe jo vetëm gjallëri, por edhe shumë ndodhi

Ti aty ishe nëna jonë dhe gjithëve na dhe ndonjë dorë

Faleminderit që në pah më nxore mu dhe anën time më të mirë me tregu

Bashkë shumë kemi gatu

Në mëngjes u zgjoje dhe thoje: Djemëve të mi sot ça kam me iu gatu

Gjithë ato gjëra të mira na ke gatu

Sa të gjithëve bashkë na ke mbledh dhe familjen e dukatën me tregu

Po, kur më imitoje mu

Videot i shoh dhe barkun me dorë e mbaj, se e qeshura s’di me mu ndal

Më e bukura ishte kur në diet duhet të më fusje dhe mu

Po unë aty fjalën shumë nuk t’a kam dëgju, por s’ka gjë se puna më ka dobësu

Isha me fat që në fermë ishe me mu

Prandaj doja me të falenderu

Energjia jote na ka mungu

Por, tek filmat e tu shkojmë me e kërku

Të përshëndes dhe uroj t’ia kalosh sa më mirë Marko. Ti e di sa fort të dua

Mariana: Ah Buçkooo! Buçko është nga të parët që më ka marrë në telefon. E përshendes shumë Buçkon.

Read Entire Article