Caktohet data e gjyqit për reperin P Diddy

6 days ago 21

Sean ‘Diddy’ Combs, një nga reperët dhe manjatët më të suksesshëm të muzikës në SHBA, së shpejti do të dalë në gjyq për akuza për trafik seksual dhe shantazh.

Në një seancë ku mori pjesë z. Combs të enjten, gjykata vendosi se gjyqi i tij do të fillojë më 5 maj 2025.

Lexo edhe :

Related Posts

Z. Combs, i veshur me një uniformë burgu të rrudhur në ngjyrë bezhë, u ul pranë avokatëve të tij, ndërsa gjyqtari diskutonte për vendosjen urdhrit që do të pengonte avokatët ose prokurorët të diskutonin çështjen publikisht ose me median.

Anëtarët e familjes së Z. Combs u rreshtuan në sallën e gjyqit. Reperi i ka thënë “Të dua” grupit ku bënin pjesë tre vajzat, tre djemtë dhe nëna e tij. Ai gjithashtu vendosi vazhdimisht dorën në zemër dhe bëri një shenjë lutjeje.

Përveç çështjes penale, z. Combs është paditur nga dhjetëra njerëz që e kanë akuzuar atë për sulm seksual, përdhunim dhe shfrytëzim seksual.

Combs është deklaruar i pafajshëm në gjyqin penal dhe avokatët e reperit kanë deklaruar vazhdimisht pafajësinë e tij, duke i quajtur akuzat kundër tij “të rreme dhe shpifëse”.

Problemet aktuale ligjore të zotit Combs filluan kur ai u padit nga ish e dashura e tij Cassandra Ventura, e njohur gjithashtu si Cassie, në fund të vitit 2023. Ajo e akuzoi atë për abuzim dhe përdhunim.

Kjo padi u zgjidh nga reperi për një shumë parash të pazbuluar një ditë pasi u akuzua, me z. Combs që pohoi pafajësinë e tij.

Në javët në vijim, shumë gra ngritën padi duke akuzuar z. Combs për sulme seksuale, me akuza që datojnë që nga viti 1991. Njëra prej tyre pretendoi se ajo ishte “trafikuar për seks” dhe “përdhunuar në grup” nga reperi dhe dy të tjerë kur ishte 17 vjeç./vizionplus.tv

Read Entire Article