Censusi ka nxjerrë të dhëna mjaft interesante sa i përket strukturës së popullsisë në Shqipëri. INSTAT raporton se nga 6 qytetarë mbi 100 vjeç, 5 prej tyre janë gra. Rezulton po ashtu se numri më i studentëve në universitet janë vajza.
Pajisjet në pronësi
Ndërkohë, krahasuar me 2011, vërehet një rritje e ndjeshme e familjave që kanë lidhje internet, ndërsa rezulton se vetë, 45% e familjeve shqiptare kanë një makinë në pronësi.
INSTAT raporton se familjet shqiptare kanë në shumicë dërrmuese televizorë; frigoriferë dhe lavatriçe në shtëpi, ndërsa çuditërisht nuk rezulton e njëjta gjë sa i përket bolierëve. Të dhënat tregojnë se bolierë kanë 75% e familjeve.
INSTAT raporton se nga 726 325 banesa në total, rreth 33% e tyre janë të pabanuara, pra bosh.
Popullsia
INSTAT raporton ndryshime të mëdha na piramidën e popullsisë së vendit ku vërehet një rritje e moshës mesatare
Vlen të theksohet fakti se në popullsinë nën 10 vjeç sipas INSTAT vërehet një numër më i madh meshkujsh krahasuar me femra, gjë që jep indikacione për vijimin e praktikës së abortit selektiv në Shqipëri. Ndërkohë, gratë tejkalojnë numrin e meshkujve për moshat mbi 40 vjeç pasi rezulton se jetojnë më gjatë.
Vërehet një rënie drastike e numrin të meshkujve në raport me femrat pas moshës 75 vjeçare.
/a.r