Çfarë do të ndodhë me emigrantët që nuk u pranohet azili? Rama: Kur morëm afganët, kishte rrezik edhe të na i linin këtu

5 months ago 18

Kryeministri Edi Rama ka folur në koneferncën e përbashkët me homologen Giorgia Meloni në Shëngjin.

I pyetur nga gazetarja e Vizion Plus, Enkelejda Mema se çfarë do të ndodhë me emigrantët që do u refuzohet azili nga Italia, Rama krahasoi rastin me pritjen e afganëve nga vendi ynë.

“Kjo është një marrëveshje dhe dua ta theksoj këtë se ka pasur shumë konfuzion, e cila jo vetëm nuk ka ndeshur në refuzim të BE, ose të ndonjë vendi të BE, por përkundrazi është konsideruar si një përpjekje për tu’ ndjekur në vijim dhe si një proces për t’u vlerësuar hap pas hapi. Kancelari i Gjermanisë është shprehur se kjo marrëveshje ka interes të veçantë për vetë Gjermanisë. Ne nuk jemi një vend i BE, por jemi një vend europian. BE është realiteti i parë gjeopolitikk në historinë e hartave që ka dy kufij, një ta jashtëm dhe një të brendshëm.

Rishpërndarja do të thotë që të gjitha vendet marrin barrën e tyre për të administruar këtë fluks njerëzish. Kjo nuk ka funksionuar, ndërkoëh që kjo qendra këtu bën zhurmë të madhe vetëm për faktin që ne nuk jemi në BE. Ne I morëm disa mijëra afganë menjëherë, kur vendet e NATO-s i refuzuan. Britania e Madhe tha do marrim 15 mijënë 15 vitet e ardhshme. Kur i morëm ishim të vetëdijshëm që jo të gjithë do e kalonin procesin e aplikimit dhe jo të gjithë do kjonsideroheshin të pranueshëm në SHBA. Morëm përsipër edhe një risk që mund të na i linin edhe këtu”, tha Rama. /vizionplus.tv

Read Entire Article