Çfarë ndodhi me shoqërinë e Florit dhe Valerit pas përfundimit të “Ferma VIP”? Komenti i ish-fermerit “shuan” kureshtjen e ndjekësve

4 months ago 25

Florian Agalliu dhe Valer Kolnikaj pas përfundimit të “Ferma VIP” kanë treguar se kanë një miqësi me njeri-tjetrin.

Dy ish-fermerët gjatë eksperiencës në fermë kanë pasur shpesh debate, por më vonë të dy u bën miq të mirë. Mesa duket kjo shoqëri vazhdon dhe jashtë “Ferma VIP”, pasi së fundmi në një postim të Florianit nuk ka munguar as komenti i Valerit.

“O njësh”, shkruan ai.

“Herës tjetër do vi dhe unë”, shton Valeri në videon e Florit.

Nga ana tjetër, aktori i ka kthyer përgjigje komentit duke thënë: Njishi u ka bo telef!

Kto komente të dy ish-fermerëve vërtetojnë miqësinë e tyre./vizionplus.tv

Read Entire Article