Çiljeta Xhilaga u shpall finalistja e parë e Ferma VIP, e cila do të mbyllë rrugëtimin më 12 qershor. Të ftuara në “Vizioni i Pasdites” ishin mikja e Çiljetës, Skandinada Lalaj, shoqja e Xhensilës, Joana Hajrullaj dhe dy gazetaret, Dasara Karaiskaj e Greta Togani.
Të ftuarat folën për rrugëtimin e Çiljetës në Fermë si dhe të fermerëve të tjerë. Katër vajzat shprehën dëshirën që përveçse finaliste e parë, Çiljeta të jetë edhe fituese e “Ferma VIP”.
Lalaj: Çiljeta që unë njoh është Çiljeta që është edhe aty, është shumë e dashur me njerëzit. Tani pati fatin dhe publiku ta njohë.
Karaiskaj: Unë do doja të ishte dhe fituese sepse ka dhënë një shembull shumë të mirë për publikun me përkushtimin që ka treguar. Në Shqipëri nuk ka një përparim por ka një mungesë respekti ndaj familjes dhe pastaj një shthurrje të tejskajshme. Po të kisha mundësi unë do t’ia jepja Çiljetës çmimin.
Xhensila Pere, gjatë spektaklit të djeshëm i dha Çiljetës hajmalinë dhe këngëtarja zgjodhi imunitetin.
Hajrullaj: Xhensila ka gjetur te Çiljeta pjesë të vetes. Kjo është një nga arsyet që Xhensila bëri atë lloj veprimi. Megjithatë ato kanë shkuar edhe brenda shumë mirë.
Togani: Mu bë shumë qejfi. Ajo është një kokërr ylli në të gjitha drejtimet. Ishte mëse e merituar.
Karaiskaj: Çiljeta është e drejtpërdrejtë. Nuk e shoh te brezi i sotëm.
Lalaj: Çiljeta është një njeri që është rritur me shumë dashuri. Kështu është rritur dhe prandaj ka shumë dritë. Kur ka njerëzit e dashur afër, ajo përkushtohet shumë. Dashuria që ka për Albanin, Fernandon, Bekon e ka bërë të jetë njeriu që është sot. Unë mendoj që t’i shërbesh familjes, të falësh dashuri nuk e bën një femër të ulë kokën, por e bën një femër të mbajë kokën lart. Është shumë e vështirë të zihesh me Çiljetën, nuk ka dëshirë të bëjë debate me njerëz. Ajo mund të jetë ndjerë në vështirësi me ikjen e Albanos. Një vështirësi tjetër është si ka ndenjur larg djemve gjithë këtë kohë./vizionplus.tv