Turistët në Barcelonë janë spërkatur me pistoleta uji nga vendasit që u kanë shprehur kështu zemërimin për ‘mbiturizmin’. Ndryshe prej kryeqytetit spanjoll, në Kopenhagë turistët do të marrin incentiva financiare dhe lehtësira të tjera për sa kohë tregohen të përgjegjshëm. Kryeqyteti danez duket se po e përballon trendin e mbipopullimit nga turistët duke tentuar që […]
Turistët në Barcelonë janë spërkatur me pistoleta uji nga vendasit që u kanë shprehur kështu zemërimin për ‘mbiturizmin’. Ndryshe prej kryeqytetit spanjoll, në Kopenhagë turistët do të marrin incentiva financiare dhe lehtësira të tjera për sa kohë tregohen të përgjegjshëm. Kryeqyteti danez duket se po e përballon trendin e mbipopullimit nga turistët duke tentuar që të tërheqë udhëtarët e sjellshëm, të ndërgjegjshëm për mjedisin dhe shoqërinë. Bordi kombëtar i turistëve ka prezantuar një program për inkurajimin e sjelljes miqësore me mjedisin. Që prej së hënës, do të shpërblehen të gjithë ata që përdorin biçikletën, transportin publik ose merren me punë të vogla si kopshtaria apo mbledhja e mbeturinave përgjatë gjirit dhe në parqet e qytetit.
Ata që mbajnë filxhanë kafeje të ripërdorshëm mund të marrin pije falas në disa vende, ndërsa për raste të tjera të sjelljes së mirë përfshihet një kokteil në një bar në tarracë apo kohë shtesë në kompleksin artificial të skive.
Në Majorkë, Ibiza e vende të tjera janë vendosur masa të forta për konsumimin e alkoolit. Në disa destinacione po eksperimentohet me pagesat për hyrjen ose zona të ndaluara për vizitorët. CopenPay do të vazhdojë deri më 11 gusht dhe po shihet nga autoritetet si projekt pilot që mund të përsëritet dhe zgjerohet nëse rezulton i suksesshëm. Në të ardhmen mund të shpëblehen vizitorët që shkojnë në Kopenhagë me tren dhe jo me avion. BW
What's Your Reaction?
0
Pëlqej
0
Nuk Pëlqej
0
Love
0
Funny
0
Angry
0
Sad
0
Wow
albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.